Veprimi i policisë ndaj gazetarit, Presidenti Meta: Meriton ndëshkim shembullor!

Veprimi i policisë ndaj gazetarit, Presidenti Meta: Meriton ndëshkim shembullor!

Pas operacionit të policisë ku u ndalua gazetari i cili po filmonte skenën e ngjarjes, ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit shprehet se dënon dhunën ndaj gazetarit i cili ishte në krye të detyrës, ndërsa thekson se rasti i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim shembullor.

Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të ‘News 24’, Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.

Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.

Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy