
Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi disa vendime të rëndësishme për mbështetje financiare dhe avancimin e disa sektorëve.
Qeveria e Kosovës ndau një shumë prej 1,108,529 Euro për të mbështetur të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilat janë aktivisht të angazhuara në bujqësi.

Ky fond është ndarë në kuadër të thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh) dhe përfshin gjithashtu financimin e programeve për avancimin dhe integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Ndërkaq ditë më parë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte akuzuar më parë Serbinë për pengimin e këtij donacioni, duke theksuar se Ministria serbe për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave kishte ndërhyrë për të privuar shqiptarët në Luginë nga kjo ndihmë.
Sipas Bislimit, nga 26 tetori kur u shpall thirrja, 1.178 bujq kishin aplikuar për fondet.
Në përfundim, u aprovua kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje financiare, që synon përmirësimin e menaxhimit të burimeve dhe efikasitetin e shpenzimeve në buxhetin e shtetit.



