Mbyllet gjyqi për “Velierën” në Durrës. Gjykata “rrëzon” bashkinë e qytetit për rifillimin e punimeve.
Ishte gjyqtari Petraq Çuri i cili rrëzoi kërkesën e Bashkisë së Durrësit e cila ka dërguar në ASHA një projekt tjetër për Velierën.
Bashkia në padinë e saj kërkoi heqjen e vendimit për pezullimin e punimeve.
Gjykata e Faktit dhe ajo Administrative kanë vendosur pezullimin e punimeve në zonën A, arkeologjike.



