
Historiani Marenglen Kasmi deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se do ishte normale që Presidenti i ri të vinte nga politika.
Kasmi tha se nëse opozita do të dilte me një kandidat që ka tiparet e duhura, do të votohej nga mazhoranca.
Nuk është e vështirë që të zgjidhet Presidenti që në raundin e parë. Më duket se nuk ekziston vullneti nga opozita. Nuk mund të paragjykosh këtë proces, të thuash ‘s’mund ta finalizoj se do të na i hedhësh!’. Nuk mendoj që nëse Presidenti vjen nga njëra palë, do të mbështesë gjatë procesit këtë palë. Në Shqipëri tendenca është për të mos u marrë vesh dhe për të përfituar nga gjithçka dhe gjithëkush. Kur Presidenti përfshihet politikisht është ai që nuk duhet. Nuk mund të justifikohen pas mos bërjes së 20 firmave apo që është proces i mbyllur. S’mund t’i shmangesh përgjegjësisë. Nëse opozita do dilte me një kandidat që ka ato tipare që ka Presidenti, mendoj që do të kalonte, do të votohej. Në kushte normale Presidenti duhet të dalë nga politika. Në kushte normale Presidenti del nga Parlamenti, një deputet që mund ta bëjë mire këtë detyrë. Aty ka të rinj që janë plakur dhe të tjerë që nuk dihet se çfarë përfaqëson”.



