Cako: Veliaj është djegur, si ta thërrasë SPAK dhe ta dënojë

Cako: Veliaj është djegur, si ta thërrasë SPAK dhe ta dënojë

Ka një luftë mes globalistëve dhe politikanëve vendas.

SPAK është instrument i globalistëve dhe po e luan detyrën e vetë për të shkatërruar politikën e brendshme që të ketë vakum dhe kaos dhe ta ndërtojnë siç duan ata sistemin politik në Shqipëri, pasi Berisha nuk ua lejoi që të marrin PD, pasi Fatos Nano iu fali PS.

Kështu tha Alfred Cako në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, duke shtuar se Edi Rama që është kryetari i mazhorancës dhe njeriu më i fuqishëm, po përpiqet që kostot e qeverisjes së tij t’ua faturojë njerëzve të vetë, sidomos atyre me origjinë myslimane.

Ai deklaroi se Erion Veliaj është djegur si figurë, si ta thërrasë SPAK dhe ta dënojë ose jo.

Se po të shohësh vetëm myslimanët janë goditur nga SPAK. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Leftetr Koka, Arben Ahmetaj.

Partia Socialiste është një parti që majën e shpatës e ka me ortodoksët.

Kontrollin e PS do e kenë ortodoksët, katolikët dhe myslimanët te PD dhe bektashinjtë te LSI.

Rama e ka këtë fuqi për shkak të një lidhje të para 3-4 shekujve me familjen e Rokfelerëve, nga gjyshja e vetë është me mbiemër Kolombo dhe të gjithë ata me mbiemër Kolombo janë fis i Kristofor Kolombos.

Gjyshja nga ana e babait të Ramës. Rokfelerët ata që zotërojnë Amerikën sot janë familja e Kristofor Kolombit.

Ata interesohen për të gjithë Kolombët ku do që të jenë shpërndarë dhe Rama mund të jetë gjetur nga ky fis si njeriu më i përshtatshëm që ta merrnin, ta fuqizonin dhe ta ngrinin.

Mendoj se Sorosi është angazhuar që ta ingranonte Ramën, ta mbështeste dhe ta ngrinte lart.

Por këta kështu kanë vepruar dhe me familjet e tjerë të Rokfelerët. Kanë filluar lufta për trashëgiminë, dhe unë mendoj se mund të jetë një ortodoks, mund të jetë Elisa Spiropali apo dikush tjetër.

Erion Veliaj është djegur, si ta thërrasë SPAK dhe ta dënojë, ai është djegur si figurë. Rama i thotë çfarë e kishte këtë “5D” dhe ky i thotë më ka shpëtuar.

Grinden kështu, por do e largojë nëse do i japë leje Sorosi. Sorosi plak e ka lëshuar Veliajn.

Është njollosur në opinionin publik nga afera e inceneratorëve e “5D”. Nesti Angoni është Edi Rama, e ka pëlqyer si emër dhe e ka vendosur.

Siç e kishte Enver Hoxha, Tarasi. E ka vënë këtë emër si gjirokastrit, për ti thënë se t’i kam dhënë gjërat me kursim te SPAK se ka shumë gjëra të tjera.

Unë mendoj se Erion Veliaj më së paku ka dalë nga skena politike, edhe po nuk u dënua.

Nëse SPAK nuk do e çojë për gjykim Veliajn, e humb komplet kredibilitetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy