Peleshi kritikon kryebashkiakët: S’ mund t’i bini telefonit për helikopter, kur zjarri merr përmasa

Peleshi kritikon kryebashkiakët: S’ mund t’i bini telefonit për helikopter, kur zjarri merr përmasa

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shoqëruar edhe nga Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako ka nisur nga Korça një tur takimesh me strukturat e Emergjencave Civile, kryetarët dhe prefektët që do të vijojë në të gjithë vendin.

Qëllimi i këtyre takimeve është sensibilizimi i njësive vendore për identifikimin e hershëm dhe eliminimi i vatrave potenciale të zjarreve për të mos lejuar degradimin e situatave veçanërisht gjatë sezonit veror.

Ju kërkoj së pari qytetarisht mirëkuptim dhe bashkëpunim, së dyti ligjërisht. Nuk mund të vazhdojë më kështu që bie një zjarr diku, bashkia bën sikur nuk e shikon, pret sa zjarri të marrë një përmasë të qenësishme dhe pastaj i bie telefonit të marrë helikopterin. Kështu ka ndodhur deri tani. Ne do bëjmë tonën, edhe për rritjen e gatishmërisë së helikopterëve, kemi lajme shumë të mira edhe nga komisioneri i emergjencave civile, të cilit i dhamë aplikimin zyrtar për t’u bërë anëtarë të Mekanizmit Evropian. Kemi marrë sigurinë që do të na përgjigjen, sepse ndonjëherë nuk mjaftojnë as 2 helikopterë, as 5 as flota ndonjëherë kur vatrat e zjarrit janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë siç ishin vitin e kaluar dhe siç parashikojmë të jenë edhe këtë vit.

Peleshi propozoi që puna duhet të nisë me edukimin e komuniteteve që të reagojnë në raste të tilla, punë kjo që duhet të fillojë që nga kryepleqtë e fshatrave.

Ai u la porosi prefektëve që të ngrenë strukturat e emergjencave civile në mënyrë që bashkitë të përfitojnë fondet e buxhetit të dedikuara nga qeveria.

May be an image of 13 people and people standing

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy