"Shpifja", Rama: Në BE dënohet me burg, gjysmagjelat tanë s'meritojnë as supë burgu

"Shpifja", Rama: Në BE dënohet me burg, gjysmagjelat tanë s'meritojnë as supë burgu

Kryeministri, Edi Rama, ka mbrojtur sërish propozimin e tij për hartimin e një ligji që dënon shpifjen.

Kreu i qeverisë, sqaron se shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE, por sipas kreut të qeverisë, ndryshe nga vendet e tjeret, shpifesit nuk do shkojnë pas hekurave, por do paguajne gjobën.

Në një postim në Twitter, Rama thotë gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova, s'meritojnë as 1 supë burgu.

"Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova, s’meritojnë as 1 supë burgu! Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja", shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy