Nazarko: Gabim fatal, ndarja nga Maqedonia në rrugën e integrimit. Ikja e Berishës, është ikje e shpejtë e pushtetit të Ramës

Nazarko: Gabim fatal, ndarja nga Maqedonia në rrugën e integrimit. Ikja e Berishës, është ikje e shpejtë e pushtetit të Ramës

Analisti Shpëtim Nazarko, e cilëson si gabim të karakterit të rëndë strategjik, nëse Shqipëria do ta ndante veten nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit.

Ai është i bindur se nuk është Shqipëria më e rëndësishme se Maqedonia, për shkak të pozicionit të saj gjeografik.

Duke folur për MCN Live, Nazarko tha se Shqipëria për shkak të popullatës së madhe dhe pozicionit gjeografik, të cilin e quajti korridori 8-të, aleati më i rëndësishëm është Maqedonia.

Shqipëria duhet të bëjë të kundërtën e saj, Ramën nuk do e lënë të tjerët por dhe vetë do e kuptoj që nuk duhet ta veçoj Shqipërinë nga Maqedonia. Ne bashkë me Maqedoninë, vetoja bullgare është rezultat i politikës ruse, i cili e shikon Bullgarinë si pikë strategjike për të realizuar qëllimet e saj. Besoj që politika e Shqipërisë do të bënte gabim fatal nëse do e ekspozonte që të ndante Shqipërinë nga Maqedonia.

Në momentin që po bëhet luftë dhe po duken kambanat e politikës së vjetër, e pamë rëndësinë. Ne kemi detyrim që të mos kërkojmë asnjëherë disekuilibrin e Maqedonisë, e kemi detyrim shtetëror se kemi 30% shqiptarë atje. Shqipëria është e detyruar që të rrinë krahë Maqedonisë, se që të dalësh në korridoret e mëdha botërore, duhet të kalosh nga Maqedonia. Ne kemi mungesë strategjie dhe korrupsion të lartë, ata kanë strategji dhe korrupsion po si tek ne.

Sa i takon Kuvendit të 30 prillit të Partisë Demokratike dhe çfarë pritet të ndodhë, Nazarko deklaroi se është një zjarr që palët nuk i afrohen kurrë për të gjetur zgjidhjen.

Sipas tij, nëse Berisha ka 80-90% të mbështetjes, atëherë mund ta thotë në Kuvend se kush është me të, po shtoi se një gjë e tillë nuk ndodh pasi deputetët e dinë se një rreshtim i plotë me Berishën, do të thotë të merresh me politikën amerikane dhe ti vësh duart në zjarr.

Nazarko shtoi se nuk bie dakord që Berisha ka 90% të demokratëve, duke kaluar në një ilustrim me shifra.

Salla më e madhe është Pallati i Kongreseve, sa mban ajo 2000. Unë do e bëj mbledhjen në stadium ku ka 5000, çfarëdo që të bësh loja është e mbyllur, çdo sallë në Shqipëri nuk mban mbi 2 mijë veta. Nëse them më shumë, është shah mat. Zhukri ka pranuar aktin formal, por nuk i ka verifikuar 5 mijë firma. Nëse mbledh 5 mijë këtu, PD, ka total 7 mijë. Kjo është një histori karagjozësh politikë pa vlerë. Partinë nuk ta jep gjykata.

Në zgjedhjet e 6 marsit, PD ka dalë në të gjitha rastet e dyta. Unë si Ramë, më intereson 3 muaj të ngre Bashën, 3 muaj Berishën. Ti japë shpresë dhe njërit dhe tjetrit. PS që e ka të sigurtë thotë siguroni bastionin e Durrësit, mbajeni mirë bastionin, le të dalë Berisha i dytë, lëreni Shkodrën. Forcove me 5 mijëshen e stadiumit, 6 marsin e ka luajtur PS, Rama lozte shah si i donte qejfi. Në logjikë të përgjithshme, PS, kur PD është e çarë ka epërsi kolosale kudo, hiq Shkodrën. Beteja është bërë vetëm për Shkodrën. Nëse PS do i thoshte Tom Doshit mos merr pjesë, thellohej dhe më shumë rezultati.

Unë jam Rama dhe për ta mbajtur të copëtuar kundërshtarin 3 muaj i jap favore Berishës, tre muaj Bashës. Berisha nuk ka ende vulën zyrtare të PD. Duhet të zgjidhë një sërë problemesh.  Problemi Berisha nuk ekziston në pikëpamjen zyrtare, roli i tij ka kohë që ka mbaruar. Mund të luajë për pozitën e vetë. Amerikanët merren me shtetin jo me pushtetin, ikja e Berishës, është edhe ikje e shpejtë e pushtetit të Ramës.

Amerikanët nuk financojnë pushtete, financimi i pushteteve do të thotë të financosh korrupsione, siç ndodhi dikur me Berishën. Rama ka vetëm një mundësi, të notojë dhe ai bashkë me të tjerët. Ndaj amerikanët po shtojnë presionin mbi drejtësinë dhe ai do paguajë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy