Mediat e afërta me pushtetin në Serbi vazhdojnë raportimet në të cilat pretendohet se shtete të ndryshme po tërheqin njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Siç ka raportuar sot “Blici’ serb, Republika e Naurus nga Paqësori është shteti i 17-të që tërheq njohjen e Kosovës, por pa e dokumentuar një gjë të tillë.
Shteti i Naurus ka qenë një prej të parëve që ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Nauru gjendet në Oqeani dhe ka një hapësirë vetëm prej 21 kilometrave katrorë. Naurus fitoi pavarësinë në 1968, nga administrimi që i bëhej nga Australia, Zelanda e Re dhe Mbretëria e Bashkuar
Në faqen e MPJ-së figuron se Nauru ka njohur Kosovën shtet më 23 prill të vitit 2008.
Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç njoftoi disa kohë më parë se deri në fund të këtij viti, katër ose pesë vende të tjera do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ende nuk ka asnjë reagim nga Misnitria e Jashtme e Kosovës, për të konfirmuar ose jo një gjë të tillë.



