Kërkoi të akordoheshin 50 mln euro ndihmë ushtarake për Kosovën/ Basha: Rrëzimi i amendamentit, vendim dëshpërues

Kërkoi të akordoheshin 50 mln euro ndihmë ushtarake për Kosovën/ Basha: Rrëzimi i amendamentit, vendim dëshpërues

Kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha, në një konferencë për media e konsideroi si dëshpërues vendimin e PS për të hedhur poshtë një amendament që parashikonte një kontribut për mbrojtjen e Kosovës. 

Basha tha se nëse do të ishte votuar amendamenti i PD-së zyrtare sot, do të shtrohej rruga që të alokohej 50 milionë euro ushtarake për Kosovën. 

Sot është miratuar një dokument që quhet strategjia e sigurisë kombëtare. Strategjia duhej t’i nënshtrohej një debati politik e publik. E pafalshme që një vend i NATO të zvarritet me dokumenta burokratikë. Nuk ka detyrë më të madhe për një kryefamiljar, një qytetar, aq më shumë për një përfaqësues politik të përgatitesh për të keqen më të madhe dhe të fshihesh pas ombrellës së NATO. Ndaj kam kërkuar dy amendamente.  A duhet të parashikojmë në buxhetin tonë të mbrojtjes një kontribut për mbrojtjen e Kosovës? Amendamenti për t’i ardhur në ndihmë Kosovës është ende në rendin e ditës, por sot u hodh poshtë një amendament që në strategjinë kombëtare të ketë një parashikim të përhershëm të kontributit për Kosovën. Akti i sotëm është dëshpërues. Është dëshpëruar bataku ku noton kjo qeveri. Sot armiqtë tanë e të Kosovës fërkojnë duart. Votimi sot do të shtronte rrugën për amendimin e buxhetit për të alokuar 50 milion euro ndihmë ushtarake për Kosovën. Pasojat janë fatet, të drejtat, pronat, jetët e shtetasve të Shqipërisë dhe të Kosovës. E para që ndjej është ndarja e neverisë së thellë për papërgjegjshmërinë e hedhjes poshtë pa asnjë diskutim të këtij amendamenti".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy