Gazetari Enton Abilekaj në studion e Të Paekspozuarit ka komentuar lidhur me një ngjarje mjaft të rëndësishme gjatë vitit 2022 duke u ndalur te inceneratorët. Ai tha se hetimi për to ka qenë deri më sot i kontrolluar nga SPAK dhe qeveria dhe se situata jashtë kontrollit doli kur në skenë hyri Alqi Bllako sepse nuk ishte parashikuar arrestimi i tij.
Inceneratorët kanë qenë deri më sot një hetim i kontrolluar nga SPAK dhe qeveria. Janë bërë koncesione të ndryshme, ka dalë situata jashtë kontrollit kur doli në skenë Alqi Bllako sepse nuk ishte parashikuar arrestimi i tij. Dalja e palës tjetër që është dëmtuar nga ky hetim i kontrolluar për të shpëtuar një pjesë të qeverisë është për të shpërndarë përgjegjësinë dhe për të kërkuar një rihetim. Me ardhjen e kreut të ri të SPAK ata shpërthyen që dosja mos të shkojë në SPAK kështu si është bërë e kontrolluar, por të rihapet dhe të shpërndahet përgjegjësia dhe të dënohen të gjithë nga pak.



