
Gjatë një diskutimi për diferencat e krijuara mes Kosovës dhe Shqipërisë, petagogu Hoti nga studio e Arnautistan në MCN TV deklaroi se këto ndarje janë krijuar në një farë mënyrë nga të dyja palët, por theksoi se pikëlidhja mes dy kombeve është shumë e fortë dhe nëse ndërkombëtarët do binin dakord që dy vendet të bashkoheshin do funksiononte por sipas tij me shumë problematika të mëdha.
Vihet re njëlloj diferencimi që duan të bëjnë dhe kjo e ka burimin nga disa tendenca në Kosovë , por edhe nga Shqipëria, pra të dyja e kanë ushqyer këtë bllokim. Shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe disa qendrime kombëtare diferencoheshin hera herës nga Tirana, por pikëlidhja mes dy kombeve është shumë e fortë. Nëse ndërkombëtarët do binin dakord që dy vendet të bashkoheshin do funksiononte por me shumë problematika të mëdha, me të metat që nga dy anët e kufirit janë parë, me problematika endemike të shqiptarisë.



