Ahmetaj në hetim/ Rusta: SPAK ende pa fletëthirrje për të, pritet në ditët në vijim (VIDEO)

Ahmetaj në hetim/ Rusta: SPAK ende pa fletëthirrje për të, pritet në ditët në vijim (VIDEO)

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është vënë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas disa muajsh verifikime, SPAK i ka nisur hetimet dhe ka marrë nën hetim Ahmetaj për veprat penale: “korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”.

Gazetari Arsen Rusta, tha për MCN live, se ende deri tani nuk ka një fletëthirrje nga SPAK për Ahmetaj, por që i njëjti do të ndodh ditët në vijim.

Sipas Rustes, as në Këshillin e Mandateve nuk rezulton një masë sigurie nga SPAK ndaj ish-zv.kryeministrit Ahmetaj.

Aktualisht z.Ahmetaj është në hetim, ajo çka qarkullon në media se ka mbërritur në Këshillin e Mandateve dhe në Parlament apo Komision, një kërkese për të vendosur një masë sigurie nga SPAK ndaj z.Ahmentaj, nuk rezulton një gjë e tillë ta paktën deri tani dhe as sot zor se ndodh, meqë sot është feste zyrtare, ndoshta në ditët në vijim gjithçka mund të ndodh.

Teksa ne jemi duke raportuar nuk rezulton se SPAK ka një fletëthirrje ndaj z.Ahmetaj. ai ka qenë i pranishëm teksa oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë qenë duke zbatuar një vendim gjykate, një vendim të dhënë nga gjyqtari Erion Bani, ku është vendosur një sekuestro telefonit të bashkëjetueses së Ahmetaj, poashtu kontrolli i banesës, automjetit, i sendeve personale dhe ai ka qenë i pranishëm edhe në disa pyetje përgjigje ku bashkëjetuesja ka dhënë dhe argumentin se pse nuk ka kërkuar një autorizim në Parlament,  SPAK dhe Gjykata e Posaçme i janë përgjigjur në vendim duke thënë se këto prona nuk janë në emër të deputetit.

Pra, nuk ka një mandat arresti aktiv dhe kjo është gjithmonë në të ardhmen dhe z.Ahmetaj ende nuk është marrë në pyetje, ai përfaqësohet nga avokati Ardian Vishja dhe Enritk Ligori, të cilët kanë bërë një ankim në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ku kërkojnë që të gjitha provat, sendet personale, materiale por edhe kodi i tel , të kthehet pas dhe çdo prove të konsiderohet e paligjshme, pasi vendimi ka qenë në tejkalim të të drejtave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy