
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të hënën do të zhvillojë vizitë zyrtare në Shqipëri.
Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë qëndrimit në Tiranë, z. Konjufca do të takojë krerët më të lartë të Shqipërisë, presidentin Ilir Meta, homologun e tij Gramoz Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama.
Kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit e Konjufcës, në cilësi të kryetarit të Kuvendit.



