Basha në krah të Sefës: Të dielën tregu i Lushnjës do të çlirohet nga banda e Lushnjës

Basha në krah të Sefës: Të dielën tregu i Lushnjës do të çlirohet nga banda e Lushnjës

Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me fermerët dhe drejtuesit e shoqatave të fermerëve në Lushnjë. Duke folur në krah të kandidatit Indrit Sefa, Basha akuzoi kandidaten socialiste se është si skllave të bandës së Lushnjes. Kryedemokrati u shpreh se me Indrit Sefën tregu i Lushnjës do të çlirohet nga banda e Lushnjës.

Këtu dua të ndalem sepse këtu ka diçka në dorë kryetari i bashkisë që do të zgjidhni ditën e diel. Ose do të jetë një skllav i bandës së Lushnjës siç është dhe siç e ka provuar të jetë Eriselda e paraardhësi dhe paraardhësit e saj ose do të jetë dikush që do sjelli ndryshimin e parë aq sa ka në dorë kryetari i bashkisë që së paku tregun e Lushnjës të ndërtuar me financim të Bankës Botërore t’ia kthejë lushnjarëve, t’ia kthejë fermerëve lushnjarë dhe ky është angazhimi i parë dhe kryesor i  Indrit Sefës në  programin e tij sa i takon fermerëve.

Natyrisht që asgjë s’do zbresë nga qielli dhe për gjithçka që ndodh është e lehtë të fajësojmë të tjerët e të themi kështu e ka bërë Zoti dhe të mos marrin përgjegjësi. Zoti punën e vet, njerëzit punën e tyre. Sot kam një thirrje për të gjithë fermerët lushnjarë: Ditën e diel me votën për Indrit Sefën çlironi veten tuaj, produktet tuaja dhe konsumatorët lushnjarë dhe të gjithë sepse gjëja e parë që do të ndodhë është që tregu i Lushnjës do të çlirohet nga banda e Lushnjës. Tarifat që janë gjoba do të hiqen dhe  tregu i lirë do të mundësojë të paktën një lehtësi në raport me aktivitetin tuaj ndaj këtë të diel e keni vetë në dorë”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy