Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Meta-KQZ-së: Kush janë njësitë që u ka përfunduar mandati?

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Meta-KQZ-së: Kush janë njësitë që u ka përfunduar mandati?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi sot për mediat shkresën që Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka drejtuar këtij institucioni lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore në disa bashki, të cilat janë pa kryetar. 

Meta i është drejtuar me një shkresë KQZ-së nëpërmjet të së cilës i kërkohen të dhëna mbi vakancat e parakohshme në organet drejtuese ekzekutive të pushteti vendor.

Në shkresën dërguar KQZ-së nga Presidenti i Republikës thuhet se, “Presidenti i Republikës ju drejtohet me këtë shkresë për të marrë një informacion zyrtar mbi këtë pyetje:

-Kush janë saktësisht ato njësi të Qeverisë Vendore (Bashki) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019-Janar 2022, sipas informacionit tuaj të Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme?

Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm të mandatit për plotësimin e të cilave është i nevojshme organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e  bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë?”

Meta u shpreh sot në një konferencë për shtyp se pas marrjes së përgjigjes nga KQZ do të caktojë datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy