Komisioni i Jashtëm i Senatit, dritë jeshile Yuri Kim si ambasadore në Shqipëri

Komisioni i Jashtëm i Senatit, dritë jeshile Yuri Kim si ambasadore në Shqipëri

Komisioni i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë ka miratuar të mërkurën emërimin e diplomates Yuri Kim për postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Siç raporton “Zëri i Amerikës”, Komisioni votoi për 15 emërime, përfshirë edhe John Sullivan, i emëruar në postin e ambasadorit amerikan në Rusi. Tashmë, emri i diplomates amerikane pritet të kalojë në Senat për miratim, çka zyrtarizon përfundimisht emërimin e saj në detyrë.

Zonja Kim është emëruar nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti. Nëse konfirmohet, Yuri Kim do të bëhet gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori. Po ashtu, ajo do të jetë edhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy