Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka çuar sërish në Kushtetuese mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka.
Në ankimimin me 44 firma deputetësh kërkohet të shpallet antikushtetues vendimi i parlamentit që mbrojti Xhaçkën dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes nëse deputetja socialiste është në kushtet e heqjes së mandatit.



