Meta kundër zgjedhjeve të parakohshme: Nuk është zgjidhje për situatën

Meta kundër zgjedhjeve të parakohshme: Nuk është zgjidhje për situatën

Kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk shikon zgjedhjet e parakohshme si një zgjidhje të situatës.

Në një dalje për mediat pas përfundimit të raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit, kryeparlamentari tha se qëllimi është përfshirja e opozitës si në procesin e zgjedhjes së presidentit ashtu edhe në zgjedhjet e përgjthshme.

“Ne këmbëngulim për dialog dhe konsensus. Besojmë dhe nuk duam të paragjykojmë mënyrën e reagimit të opozitës. Shpresojmë që edhe opozita të dëshirojë një president që vjen përmes konsensusit. Mbi të gjitha të marrë pjesë në zgjedhje dhe të garantohet që ato të jenë lira. 

Cështja kryesore nuk është ajo e koalicionit të PS me LSI. Por e dhënies së një mundësie në kohë të PD-së dhe partive opozitare që nuk janë regjistruar as si subjekte politike për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Ky është thelbi kryesor i kësaj iniciative. Nuk e shoh si një variant konstruktiv dhe të dobishën. Qëllimi është përfshirja e opozitës edhe në çështjen e Presidentit të ri.", tha Meta.

Po ashtu, kryeparlmentari Meta ka deklaruar se qëllimi është që Shqipëria të ketë një president që do të dalë përmes një konsensusi mes palëve politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy