
Pas shumë debateve, shtyrjes së mbledhjeve për sherre dhe braktisje nga të dyja palët, më në fund ka një dakordësi në Komisionin Hetimor për Zgjedhjet e 25 Prillit.
Në mbledhjen e sotme është miratuar rregullorja e Komisionit dhe është zgjedhur Sekretar i komisionit deputeti Klevis Xhoxhi.
Emër ky që gjeti dhe miratim nga ana e demokratëve.
“E hedh në votim. Të gjithë pro, asnjë kundër, asnjë abstenim. Zoti Klevis Xhoxhi zgjidhet anëtar i Komisionit. Urime zoti Xhoxhi”, u shopreh Alibeaj.
Më pas, deputetja socialiste Blerina Gjylameti kërkoi që mbledhjet e këtij komisioni të zhvillohen në orën 17:00, duke qenë se më herët mbahen edhe komisionet e tjera parlamentare.
Kërkesa e saj u miratua nga Alibeaj i cili tha se, “Dakord, jemi për orën 17:00. Do të jemi në pritje që të paraqiten të dhënat”.



