Grupi parlamentar i Rithemelimit në Partinë Demokratike dhe Partia Socialiste miratuan sot emrat e dy kryetarëve, nënkryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve hetimore parlamentare.
Gazetari Andon Kello raporton për edicionin e lajmeve të MCN TV se PD emrat që ka caktuar për komisionin e rrjedhjes së të dhënave në sistemin TIMS.
Opozita ka vendosur që për komisionin e sistemit TIMS, kryetari të jetë Ervin Salianji, ndërsa anëtarë të jenë deputetët Ramadan Lika, Lefter Gështenja, Xhelal Mziu, Elda Hoti, Luan Baçi dhe Asllan Dogjani.
Ndërsa për komisionin hetimor për koncensionet në shëndetësi si kryetare është caktuar Albana Vokshi, ndërsa anëtarë Zheni Gjergji, Ina Zhupa, Edmond Spaho, Saimir Korreshi dhe Petrit Vasili.
Anëtarë zëvendësues në rast mungese do të jenë Ilda Dhori ose Emilia Koliqi.
Nga ana e saj Partia Socialiste ka caktuar nënkryetarët e komisioneve hetimor, ndërsa anëtarët do i njoftojë ditën e nesërme.
Nënkryetar për komisionin e koncensioneve në shëndetësi do të jetë Plarent Ndreca.
Ndërsa në komisionin për rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS të jetë Toni Gogi.
Sakaq në komisionin e Ligjeve anëtarët do të jenë katër të opozitës dhe katër të mazhorancës.



