Policia rrugore e Firit ka shoqëruar për një gabim sistemi të të dhënave të Policisë së Shtetit dhe ishkandidati i PD-së për bashkinë e Gjirokastrës.
Igli Kokalari, aktualisht mjek u shoqërua para dy ditësh në policia, pas një kontrolli të Rrugores, e cila ‘kosntatoi’ se mjeti ishte i vjedhur.
“Panorama” raporton se më pas gjithçka u sqarua dhe në polici vetë Kokalari, ka thene se dy vjet me pare i kishin vjedhur targat e automjetit dhe këtë rast e denoncoi në polici.
Sipas tij, targat ishin ndërruar, por duket se ne sistemin online nuk ishte bere update i fundit dhe rezultonte ende problemi.
Mjeku Kokalari udhëtonte nga kryeqyteti në drejtim të Gjirokastrës kur e ndaloi Policia Rrugore, e pas sqarimit, ai vijoi rrugën.



