KGJK sot nis verifikimin e listave të kandidatëve për deputetë në Kosovë

KGJK sot nis verifikimin e listave të kandidatëve për deputetë në Kosovë

Nga sot e deri më 20 janar Këshilli Gjyqësor i Kosovës, do t’i verifikojë listat e partive politike që mund të kenë kandidatë me dënime të formës së prerë, në tri vitet e fundit.

Në rast se KGJK-ja gjen se persona që kanë kandiduar për deputetë kanë dënime, Komisioni Qendror Zgjedhor duhet t’ua refuzojë certifikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në listat e kandidatëve për deputetë të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë përfshirë disa persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë në tre vjetët e fundit. Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje janë të dënuar me kusht që nga shtatori i 2018-s për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në seancë të Kuvendit.

Milan Aritonoviç nga Lista Serbe është i dënuar me 500 euro gjobë nga gjykata për raportim të rremë të pasurisë si dhe kandidati i Nismës, Besnik Berisha, ish-udhëheqës i Divizionit të Prodhimit të Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht për “zbulim të fshehtësisë zyrtare” në mars të 2018.

Kjo procedurë është tejet e rëndësishme duke marrë parasysh faktin se qeveria Hoti ra pikërisht nga fakti se paligjshmëria e votës së deputetit Etem Arifi, u bë shkak për rënien e qeverisë Hoti.

Pas certifikimit të kandidatëve, me 3 shkurt pritet edhe zyrtarizimi i fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy