
Edhe këtë herë, Shqipëria nuk arriti të merrte një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Shkak është bërë vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ka cilësuar një dëshpërim të madh këtë vendim si dhe një mossukses të politikës së BE.
Vendimi i BE-së është një dëshpërim i madh për ne por edhe një mossukses i politikës së Bashkimit Evropian. Ne nuk jemi vetëm dhe nuk jemi të izoluar. Ne dhe populli shqiptarë kanë përpara rrugën e njëjtë drejt BE-së dhe ne nuk jemi vetëm, ndajmë politikën evropiane. Në këtë rrugë së bashku me ne janë edhe Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja.
Më tej, kryeministri Zaev ka theksuar se “Këtu jam bashkë me kryeministrin Rama që të paralajmërojmë se edhe më shumë do ti afrojmë popujt tanë”.



