Sali Berisha lajmëron konferencë nga selia e PD-së

Sali Berisha lajmëron konferencë nga selia e PD-së

Pas deklaratës së Lulzim Bashës, edhe ish-Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për shtyp në selinë blu. Konferenca është lajmëruar se do të zhvillohet në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme, ndërsa nuk dihet mbi tematikën që do të diskutohet, por mendohet se ka të bëjë me zhvillimet e ditës së sotme.

Këtë të shtunë në të gjithë vendin u mbaj referendumi i thirrur nga Sali Berisha, ku anëtarët e degëve të PD-së votuan për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Nga ana tjetër, në kryeqytet u mbajt Kuvendi i thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha. Ky i fundit, pak më parë deklaroi se aktiviteti i vetëm i ditës së sotme ishte Kuvendi i PD-së, ndërsa shtoi se nuk kishte asnjë referendum për shkarkimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy