"Kafja e Madhe të Shkodrës", Rama: Dikush ta pyesë Voltanën pse nuk e lejon nisjen e punimeve?!

"Kafja e Madhe të Shkodrës", Rama: Dikush ta pyesë Voltanën pse nuk e lejon nisjen e punimeve?!

Pas vizitës së tij në Shkodër dhe takimit me studentët e universitetit "Luigj Kurakuqi", kryeministri Edi Rama nuk ka haruar të akuzojë kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi për mosbashkëpunim me pushtetin qëndror.

Rama nuk e ka përfshirë në axhendën e tij, takimin me kryebashkiaken demokrate Voltana Ademi. Megjithatë kjo nuk e ka penguar Ramën që ta akuzojë këtë të fundit, përmes rrjeteve sociale.

Me një status në rrjetet sociale, "Facebook" Rama thotë se ka 7 muaj qe qeveria ka miratuar projektin që rilind Kafen e Madhe të Shkodrës.

E duke qenë se në këtë drejtim nuk ka asnjë progres, Kryeministri shkruan: Dikush ta pyesë Voltanën pse nuk e lejon nisjen e punimeve?!

Duket se Rama edhe pse ishte sot për vizitë në Shkodër nuk ka gjetur kohë t’ia shprehë vetë personalisht këtë shqetësim Kryebashkiakes.

Komentet në fb, nuk kanë muanguar. Ka prej atyre që kërkojnë me qera kryebashkiakun e Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy