Ish-deputeti Nikoll Lesi u shpreh në emisionin "Të Paekspozuarit", në MCN TV se ka informacion se Sali Berisha do të marrë Partinë Demokratike dhe do të bashkohet me partinë e Presidentit Ilir Meta, LSI-në.
“As un nuk e besoj dhe as ai vetë se beson. Ndoshta gaboj, por kjo është një lloj e aleancës së Bashës dhe Ramës, për të dalë te dyshja Berisha-Meta. Ka informacion që Berisha e merr PD dhe Meta është një me Berishën dhe do të jenë në një fron kundër Ramës.”, u shpreh Lesi.



