KQZ u tërheq vëmendjen institucioneve dhe kryebashkiakëve për raportimin e veprimtarive publike

KQZ u tërheq vëmendjen institucioneve dhe kryebashkiakëve për raportimin e veprimtarive publike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u tërheq vëmendjen institucioneve publike dhe organeve të tyre të varësisë, si edhe kryetarëve të bashkive Shkodër, Vorë, Durrës, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë dhe që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe dispozitat e vendimit nr. 9 të Komisionit Rregullator për raportimin e aktiviteteve me karakter publik.

Sipas një njoftimi të KQZ-së, nga monitorimi i ndërfaqes së raportimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për veprimtaritë publike të institucioneve, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 mars, janë konstatuar disa problematika.

Aktivitetet të cilat do të kryen nga institucionet, nuk janë raportuar në kohë duke mos respektuar afatin 5 (pesë) ditor për raportim, të sanksionuar në nenin 4, pika 4, të vendimit nr. 9 datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator.

“Tematika e Veprimtarisë” së kryer nga institucioni raportues, është jo e plotë dhe e përgjithshme. Mungesa e detajuar e informacionit mbi tematikën e veprimtarisë bën që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, mos të ketë mundësinë për të klasifikuar veprimtarinë e kryer si të ndaluar ose jo.

Sa më sipër, drejtuesit e institucioneve publike dhe kryetarët e njësive të qeverisjes vendore ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, të marrin masa të menjëhershme, për respektimin e dispozitave të vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy