Meta takon Reporteren për Shqipërinë: Krimi i organizuar dhe emigracioni, shqetësim serioz për vendin

Meta takon Reporteren për Shqipërinë: Krimi i organizuar dhe emigracioni, shqetësim serioz për vendin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Raporteren për Shqipërinë, Eurodeputeten, Isabel Santos.

Meta u shpreh se gjatë takimit vlerësoi angazhimin e Santos dhe të Parlamentit Evropian në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Ai tha se ka rënë dakord me Santos se, krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz për vendin tonë.

“Ramë dakord se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi”, theksoi Meta në një reagim.

Me tej, Presidenti thotë se ka kërkuar që të liberalizohen vizat dhe për Kosovën si dhe u bisedua edhe rreth situatës shqetësuese në Bosnje-Hercegovinë, për të cilën kreu i shtetit shqiptar kërkon ngë BE që t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë.

“Dita e sotme shënon 11-vjetorin e vendimit të Këshillit Evropian për liberalizmin e vizave me Shqipërinë. Është e domosdoshme, që ky proces të përmbyllet me rajonin tonë, duke liberalizuar sa më parë vizat edhe me Kosovën, të vetmit vend që nuk i është mundësuar ende kjo e drejtë edhe pas plotësimit të të gjitha kushteve. Theksova gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke u ndalur edhe në situatën shqetësuese të krijuar në Bosnje-Hercegovinë, së cilës Bashkimi Evropian duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë”, tha Meta.

Reporterja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian (PE), Isabel Santos, ndodhet sot në Shqipëri, për të parë nga afër “përparimin e bërë” në rrugën e integrimit evropian.

“Ndodhem në Shqipëri.Është e rëndësishme të shihet nga afër, përparimi i bërë nga ky vend, për rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE)”, shkruan Santos përmes një postimi në median sociale Twitter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy