
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se Partia Demokratike nuk është në kushtet e duhura të përgatitjes për zgjedhjet.
Ai tha se duhet të ishin shumë më shumë hapa para se ku janë aktualisht, ndërsa sa i takon Berishës sipas tij nëse ai mendon se i fiton zgjedhjet le të kandidojë.
Komisionet hetimore, bashkëdrejtimin në reformën zgjedhore ky ka qenë qëllimi ynë dhe jo vula. Mundësitë opozita nëse bën transformim të vetes i ka për të ardhur në pushtet.
Këtu kemi bllokim duke shkelur ligjin dhe kushtetutën për të drejtat tona. Kërkesat tona janë publike s’ka asnjë negociatë këtu.
Partia Demokratike ka një organizim të përhershëm, por në këndvështrimin tim nuk është i duhuri dhe nuk jemi ende në kushtet ku duhet të ishim përgatitur për zgjedhjet.
Duhet të ishim shumë hapa më shumë para qoftë në përgatitjet në terren apo dhe alternativa konkrete. Nuk jemi në këto kushte.
Padiskutim kryetarët e partive janë kandidatë për kryeministër dhe janë njerëzit që mbajnë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve. Nëse partia mendon se Berisha i fiton zgjedhjet, është kandidati për kryeministër.
Nëse zoti Berisha mendon se një zgjidhje alternative mund të jetë më e mirë, për shkak të rrethanave, duhet një zgjidhje sa më e mirë dhe transparente.
Opozita nuk është në gjendje të shkëlqyer por është më mirë se ka qenë më parë. Duhet rikonceptim dhe duhet të bëhet një kuvend transformues.



