Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Fier pati një bashkëbisedim me rinj, vajza e djem të talentuar të këtij qyteti.
Rama u tha atyre se po punojmë për të hapur një degë për Infermierinë dhe Mjekësinë duke shfrytëzuar Spitalin Memorial të Fierit.
Kemi folur për të hapur një degë, fakultet për mjekësinë dhe infermierinë duke shfrytëzuar spitalin memorial.
Hapja e këtij Fakulteti, nuk është si më parë që hapeshin si kërpudha gjithandej dhe u jepej studentëve iluzioni sikur po diplomoheshim dhe mbeteshin me një diplomë pa asnjë vlerë dhe mbeteshin me atë në dorë pa qenë gjendje të ofronin asgjë. Ne po punojmë për këtë fort dhe po punojmë për të nxitur sa më shumë ndërkombëtarizimin e universiteteve. Ne nuk mund të shkojmë larg me universitete të mbyllura në vetvete na duhen universitete të lidhura me botën, me programe të përbashkëta dhe me diploma të përbashkëta në afatmesëm.
Mos e ngatërrojmë, një Fakultet Mjekësie i cili të jetë një fakultet ekselence i lidhur me Spitalin Memorial të Fierit.
Kryeministri foli edhe një herë për çështjen e financimit të ekselentëve në vend.
“Ne kemi pasur një nismë me qëllim shumë të mirë, një fond për të pasur studentët ekselentë dhe për të financuar studimet e tyre në universitetet më të mira të botës.
Askush nuk është kthyer, pavarësisht se shteti i ka dhënë c çdo shpenzim dhe e kanë pasur si kusht. Ne do ta ndërpresim këtë program dhe këto para do t’ua japim ekselentëve këtu.
Por jo ekselentëve nga 9-10, por atyre me të gjitha dhjeta. Të gjitha këto do të marrin pagë minimale.



