Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e gjykatës së Apelit, pas kthimit të vulës te Sali Berisha.
Ai tha se sot është një moment i rëndësishëm për rivendosjen e parlamentarizmit dhe kushtetutshmërinë të cenuar rëndë.
Sipas tij, vula u mor nga kthetrat kriminale dhe iu rikthye demokratëve, pasi Ramës i duhej shkatërrimi i opozitës për të marrë zgjedhjet vendor.

Rikthehet vula tek demokratët dhe e heq nga kthetrat kriminale të Edi Ramës. U përpoqën të shkatërronin PD si forcën e parë, opozita që solli pluralizmin në vend dhe që ka merita të jashtëzakonshme.
Urimet më të mira për demokratët dhe të gjithë opozitarët dhe sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar të gjithë forcat për rivendosjen e parlamentarizmit dhe kushtetueshmërinë të cënuar rëndë dhe vendosjen e llogaridhënies në çdo nivel.
Ramës i duhej shkatërrimi i opozitës për të marrë zgjedhjet vendore siç edhe ndodhi.



