Meta: Arsyeja përse 25 prilli është referendum kombëtar

Meta: Arsyeja përse 25 prilli është referendum kombëtar

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për nivelin e lartë të papunësisë tek të rinjtë. Referuar studimeve dhe shifrave të raportuara nga INSTAT se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15-24-vjeç nuk janë as shkollë dhe as në punë, Meta thotë se situata është dramatike.

Gjithashtu ai thekson se kjo është një arsye se përse 25 prilli është referendum kombëtar, për çeljen e perspektivës për brezin e ri dhe frenimin e shpopullimit të vendit

Mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë. Vendi ynë ka treguesit më të lartë të mosarsimimit dhe të mospunësimit të rinisë në Europë dhe në rajon. Sipas INSTAT më shumë se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15 – 24 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë.

Një dramë e vërtetë për familjet shqiptare. Ndërkohë që në Europë dhe përafërsisht edhe në rajon vetëm 1 në 10 veta të kësaj grupmoshe nuk i përkasin kësaj kategorie. Për këtë arsye 25 prilli është referendum kombëtar, për çeljen e perspektivës për brezin e ri dhe frenimin e shpopullimit të vendit”, shkruan Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy