
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se partneriteti mes Uashingtonit dhe Prishtinën është mjaft i fortë.
Pas takimeve të këshilltarit të DASH, Derek Chollet me Kurtin dhe Osmanin, ambasadori Hovenier ka shkruar në Twitter:
I lumtur që prita dje në Kosovë këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Këtu, këshilltari Chollet është angazhuar me një gamë të gjerë të liderëve, qeveritarëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, dhe gazetarëve”.



