
Pas Foltores së mbajtur në Durrës, ish-kryeministri Berisha ka nisur mbledhjen e firmave të delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Anëtarëve u është shpëndarë një formular (siguruar nga MCN) që kërkon:
Miratimin e ndryshimeve statutore sipas propozimeve konfrom nenit 43/4 dhe 60 të statutit të PDSH për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimmarrjen në forumet e Partisë Demokratike.
Analiza e qëndrimeve të kryetarit Basha ndaj parimeve themerole e normave të statutit dhe ndaj Forumit të Partisë Demokratike.
-Vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore dhe thirrja e referendumit të anëtarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimin e kuvendit kombëtar të PD
-Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë
Duhen 1500 firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.
Berisha ka kontestuar përjashtimin e tij nga grupi kuvendor demokrat, duke e cilësuar këtë vendim në kundërshtim me statutin e partisë. Basha më herët ka qendruar i vendosur në vendimmarrjen e tij, ai shpesh ka theksuar se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të diskutuar vendimet e SHBA.



