Sot seanca e fundit plenare, 82 deputetë nuk do të jenë në shtator në parlament (VIDEO)

Sot seanca e fundit plenare, 82 deputetë nuk do të jenë në shtator në parlament (VIDEO)

Ditën e sotme mbahet seanca e fundit parlamentare, ku 82 nga deputetët aktual nuk do të jenë më në shtator në legjislaturën e re.

Gazetari Mariglen Kume raportoi për “MCN Live” se në seancën e sotme pritet të ketë diskutime edhe për procesin zgjedhor.

Për 82 deputetë, 45 nga mazhoranca, 34 nga opozita dhe 3 nga PSD kjo do të jetë seanca e fundit parlamentare, pasi në shtator nuk do të jenë më deputetë. 

Partia Demokratike ka shmangur edhe mbledhjet e grupit para seancave këtë periudhë, kjo pasi vëmendja dhe përgjigja e deputetëve ndaj kreut të grupit ka qenë më se e zbehtë. Kjo ndodh për shkak se një pjesë e tyre nuk do të jenë më.

 Seanca pritet të ketë diskutim për zgjedhjet. Sot hyn në fuqi edhe sanksionimi i Kushtetutës, që Kuvendi nuk mund të miratojë ligje dy muajt e fundit para përfundimit të legjislaturës. 

Në 9 shtator përfundon kjo legjislaturë dhe kjo pritet që të jetë seanca e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy