Deputeti Ben Blushi bën publike mënyrën se si partia e tij e re do t’i zgjedhë deputetët. Blushi shprehet në një postim në rrjetet sociale se çdo njeri i thjeshtë mund të bëhet deputet i LIBRA-s.
SI DO ZGJIDHEN DEPUTETËT LIBRA
Shumë njerëz më pyesin. Si do t’i zgjedhë LIBRA deputetët? Është shumë e thjeshtë. Përmes një procesi të hapur publik në internet. Cilido mund të kërkojë të jetë deputet i LIBRA-s nëse nuk është dënuar penalisht dhe nëse pranon programin e LIBRA-s mund të vijë dhe të kandidojë në emër të LIBRA-s. Ne duam të çojmë në Parlament sa më shumë njerëz të zakonshëm dhe të lirë nga veset e partive të vjetra. Secili prej jush mund të jetë deputet. Çfarë keni ju më pak se ata që shihni çdo te enjte në TV? Në fakt, ata kanë shumë më pak se ju. Iu mungon liria. Ju keni lirinë që t’ua kufizoni atyre lirinë! Përdoreni!



