Rama e emëroi zëvendësministre/ PL për Silva Cakën: Na tha që do ndiqte Magjistraturën, por zgjodhi “shkollën” e korrupsionit

Rama e emëroi zëvendësministre/ PL për Silva Cakën: Na tha që do ndiqte Magjistraturën, por zgjodhi “shkollën” e korrupsionit

Partia e Lirisë reagoi ashpër pas emërimit të Silva Cakës si zëvendësministre e Brendshme, duke e akuzuar se braktisi vlerat e demokracisë për një “karrige të pavlerë në qeverinë e krimit”.

Zëdhënësja e PL-së, Jasmira Memelli, përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar këtë emërim si një akt të braktisjes së vlerave të lirisë dhe demokracisë në këmbim të një pozicioni në atë që ajo e quan “qeveria e krimit dhe korrupsionit”.

“Silva Caka ka më shumë se një vit që ka dhënë dorëheqje nga Partia e Lirisë, me pretendimin se do të ndiqte Shkollën e Magjistraturës. Por në fakt, rezultoi se ishte një aplikim për në ‘Shkollën’ e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit,”  shkruan Memelli.

Sipas saj, emërimi i Cakës tregon qartë përkushtimin e saj jo ndaj sistemit të drejtësisë, por ndaj sistemit të pushtetit të korruptuar që, sipas PL-së, përfaqëson qeveria aktuale.

Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet. Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet.

As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë. Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë. Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.

Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy