Nazarko: Putin nuk është një diktator i ndritur, më mirë të bënte presion me lëndët e para

Nazarko: Putin nuk është një diktator i ndritur, më mirë të bënte presion me lëndët e para

Analisti Shpëtim Nazarko thotë se Presidenti rus Vladimir Putin, nuk është një diktator i ndritur.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai deklaroi se i ka qejf diktatorët e ndritur, por Putini nuk i duket i tillë me atë që bëri.

Përmendi Pjetrin e Madh. Ka qenë diktator i ndritur, modernizoi Rusinë. Kaq të vegjël sa jemi ne nuk i gjykojmë dot kaq ashpër. Por është njeri i pakulturuar, një soj i vjetër, me kompleks të rëndë inferioriteti.

Pjetri i Madh dhe Katerina e Madhe që janë themeluesit e Rusisë moderne, kanë qenë brenda gjeopolitikës së vjetër, e cila në synimin e vetë, kishte qytetin e tretë të Rusisë, Petërburgun.

Pjetri i Madh e ndërtoi me sakrifica të mëdha. Ishte nga ana tjetër, njeri i kulturës së madhe, ky sundon me oligarkë, grin pasuritë. Me oligarkë sundoi edhe Pjetri i Madh. Por Pjetri i Madh u thoshte feudalëve të vetë, aristriokacisë së vetë që çonin fëmijët në shkolla të larta, se kur të vinin nga shkolla do i gradonte, do u jepte gradë më të madhe. Kanë qenë njerëz të ndritur.

Ai, Katerina e madhe, janë ndër modernizuesit e mëdhenj. Kur kam parë një pjesë të oligarkëve të Putin jam lemerisur. Sot mbajtja pushtuar e një vendi çon me humbje, ne na pushton për çerek ore.

Por problemi është se nesër ne të vjedhim thesin e miellit, gjalpin, të gjuajmë me llastiqe, me pushkë. Asnjë s’ka dalë i fituar nga pushtimet.

Nazarko kujtoi një bisedë me Gorbaçov, për të cilin tha se nga skllevër që punonin, i duhet ti mbante me bukë dhe për këtë arsye i liroi, pasi ata do të vinin më tej të blinin gazin dhe naftën me lekë.

Sipas tij, një vend i stërmadh si Rusia, të cilin e cilësoi vend gjenial, e kishte më të lehtë të bënte këtë presion, nëpërmjet lëndëve të para të pafundme që ka.

Merkel dhe Scholz nuk bëjnë zë, se ky vend kaq i madh si Gjermania, dhe është eksportuesi më i madh në botë, nuk rron dot pa lëndët e para të Rusisë. E shoh të paaftë për të lozur jo lojën e Pjetrit të Madh.

Perëndimi është i zoti i dyqanit, ka më shumë mall dhe mjete. Ky perëndimi që e marrim si engjëll ne të këput edhe kokën, edhe të helmon, edhe të vret, edhe të heq qafe, i ka bërë tërë jetën dhe i bën kur i duhet. Kur nuk pi ujë diplomacia. Gjermani nuk rron dot pa lëndët e para të Rusisë, do ta gjejë zgjidhjen.

Prej 300 vitesh vetëm Stalini nuk ka qenë agjent i gjermanëve, bota e perëndimit është shumë më e fuqishme se Rusia e cila vjen vërdallë me ca oligarkë që pasuritë e pafundme i ka kthyer vetëm në armë. Putin ngjan me Hitlerin, për atë pjesën e fëmijërisë që ka qenë e frustruar. Po dëgjoja kancelarin më të dashur gjerman, Shmidt në moshën 96-vjeçare, kur e pyetën për Rusinë, ai e justifikoi Putinin, për shkaqet e lëndëve të parë.

Nuk mund ti kërkosh demokraci të pastër këtij vendi që ka 1000 kombe dhe raca, që shtrihet nga Lindja në Perëndim dhe është e pamundur të bëjë demokratizimin si ne. Se janë shumë lloje kombesh, racash.

Në perandorinë ruse, kryqëzohen kombe dhe raca të pafundme dhe një disnivel kulturor dhe ekonomik i pafundëm, vërtetë flasim për Çajkovskin etj., por mund të flasim për pjesë të tjera të Rusisë që mendojnë se rron akoma Gorbaçovi.

Është perandori tjetër Rusia nga Turqia, e cila pas Ataturkut ka marrë zhvillim tjetër. Është fatkeqësi e rusëve që në krye të tyre kanë njerëz të këtij lloji që s’kanë lidhje as me Pjetrin e Madh, as me Katerinën e Madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy