Presidenti i Bajram Begaj, dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore.
Po ashtu kreu i shtetit dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore.
Në muajin janar Presidenti Begaj dekretoi dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Edmond Abaz Voci (në foto), me detyrë “Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit” në Forcën Ajrore.



