Analisti Shpëtim Nazarko në studion e ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me Portin e ri të Durrësit, duke iu drejtuar opozitës se ajo duhet të interesohet se ku do zhvendoset ky port dhe jo te shifrat.
Ai tha se porti i ri është pak më i keq se ai i Porto Romanos, ndërsa shtoi se shqetësimi i të gjithë shqiptarëve duhet të jetë fakti që Shqipëria nuk mund të rrijë dot asnjë ditë pa port qendror nga ku vijnë 60% e importeve.
E gjithë opozita interesohet për numra, por problemi është porti i Durrësit, ai është lajm dhe jo porti i jahteve. Lajmi kryesor ku duhet të fokusohet opozita është ku dhe si do jetë porti i ri i Durrësit. Nga ato që duken opozita se ka këtë si shqetësim themelor dhe numrat që thonë janë në koncepte dhe shqetësimi themelor i çdo njeriu është o zotëri kur të heqim këtë ku do jetë i riu. Në princip problemi mbetet dhe nëse Shqipëria është pa tren prej 30 vitesh, nuk mund të rri asnjë ditë pa portin e saj ku vijnë 60% të importeve të saj. Ajo që ne na intereson nuk është një port, sepse si ai mund të bëhen 10-15 në jug, por problemi qendror është porti i Durrësit, ku është ai. Mesa di unë porti i ri që mund të bëhet në Porto Romano dhe është pak më i keq se ai aktual, por si fillim duhet të gjenden paratë. S’kemi asnjë sqarim nga kryeministri për portin e ri të Durrësit, sa për numrat nuk do llogarisja fare se sa lekë janë taksat këtu dhe aty, dhe së dyti nuk besoj tek numrat, prandaj them se opozita tek kjo duhet të fokusohet, ku është porti i ri i Durrësit?



