
Arlind Qori do të jetë kandidat i Lëvizjes Bashkë për Tiranën në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Lëvizja Bashkë do të garojë në këto zgjedhje e vetme, pasi ka refuzuar çdo bashkëpunim me partitë e opozitës.
“Propozimi i Lëvizjes BASHKË për mbarë qytetarët e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit është emri i kryetarit të saj, Arlind Qori, zëri dhe njeriu, arsimtari dhe aktivisti që për mbi një dekadë ka folur çdo ditë mbi qytetin dhe njerëzit e tij, parqet dhe shkollat, ujin dhe ajrin, të drejtën e strehimit dhe transportin publik, korrupsionin dhe keqqeverisjen etj.
Për ne, zgjedhjet në Tiranë nuk janë thjesht një mundësi për ta shndërruar qytetin sipas nevojave dhe aspiratave të qytetarëve, por edhe një betejë idesh dhe shembujsh që do të rezonojnë në të gjithë Shqipërinë”, thuhet në një postim të Lëvizjes Bashkë në rrjetet sociale.



