Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e këndit të tretë të forcës në Parkun e Liqenit të Tiranës

Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e këndit të tretë të forcës në Parkun e Liqenit të Tiranës

Ata që preferojnë natyrën për të vrapuar apo për t’u ushtruar fizikisht kanë një tjetër hapësirë të dedikuar në kodrat e Parkut të Liqenit.

Bashkia e Tiranës, përmes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ka nisur ndërtimin e këndit të tretë të forcës në këtë park, i cili më së shumti i kushtohet profesionistëve që gjithashtu preferojnë natyrën për t’u stërvitur apo për të mbajtur trupin në formë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e vlerësoi investimin si një tjetër dëshmi e politikës për promovimin e sportit dhe jetës së shëndetshme.

“Jam shumë i lumtur që në prag të Maratonës së Tiranës (15 Tetor) po shtojmë terrenet sportive në qytet. Kjo është një zonë e parkut të liqenit, ku fillimisht u ndërhy për të prishur një pjesë të madhe të kafeneve, pranë universitetit të Gjeologji-Minierave, e cila frekuentohet kryesisht nga sportistët elitarë; pra, nëse pjesa jugore e parkut është më e frekuentuar nga amatorët, këtu vijnë kryesisht ekipe sportive të cilat bëjnë trajnim profesionist, do të thotë që kanë nevojë për paralele, për mjete të tjera të forcës dhe besoj që zëvendësimi i kafeneve me terrenet sportive, është një investim në drejtimin e duhur të Tiranës”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Duke u ndalur te evenimenti më i madh sportiv, Maratona e Tiranës që zhvillohet më 15 Tetor, Veliaj theksoi se deri më tani ka patur një interesim shumë të madh nga sportistë dhe jo vetëm, për t’u regjistruar dhe për t’u bërë pjesë e garës.

Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e maratonës, të shfrytëzojnë ditët e mbetura për t’u regjistruar dhe për të konkurruar në një garë që tashmë njihet zyrtarisht nga institucionet ndërkombëtare të atletikës, por edhe për të promovuar një jetë të shëndetshme nëpërmjet sportit. 

Ai theksoi se Maratona është jo vetëm një aktivitet sportiv, por ajo shërben edhe si një mundësi shumë e mirë për promovimin e vlerave turistike të Tiranës tek të gjithë ata që do të vijnë nga jashtë për të garuar në Tiranë. 

Këndi që ka nisur të ndërtohet është i treti në llojin e tij në zonën e Parkut të Liqenit. Sipas projektit synohet që të vendosen 6 module force të veçanta, përfshi paralele e mjete të tjera stërvitje. Këndi do të jetë i rrethuar gjithashtu me një pistë vrapimi, si dhe do të jetë i pajisur me të gjitha aksesorët e tjerë që mundësojnë stërvitjen në çdo orë, si dhe një parkim biçikletash dhe stola.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy