Emigrantët nga Afrika në Lezhë/ Kalemaj: Anti-humanitare, Shqipëria i vetmi vend që është vetofruar

Emigrantët nga Afrika në Lezhë/ Kalemaj: Anti-humanitare, Shqipëria i vetmi vend që është vetofruar

Politologu Ilir Kalemaj, duke komentuar në MCN Live marrëveshjen Rama-Meloni tha se ajo është anti-humanitare.

Kalemaj vuri në dukje se Shqipëria është i vetmi vend që vetofrohet për një çështje të tillë. Politologu shton se kjo marrëveshje s’ka lidhje fare me procesin e integrimit, shkel të drejtën për azil dhe të drejtën e emigrimit në BE. 

Ajo që personalisht mendoj që së pari është anti-humanitare. Kjo shkel të drejtën e emigrantëve për të shkuar në vendin ku janë destinuar. Për të mos folur për diskriminimin meshkuj-femra. Nuk ka lidhje me pagesë borxhi të Shqipërisë ndaj Italisë, sepse nuk bëhet fjalë as për studentë italianë as për turistë italianë në Shqipëri, as për pensionistë italianë në Shqipëri. Bëhet fjalë për vende të treta. Ka të bëjë me faktin që ne jemi i vetmi vend në glob që vetofrohemi, bashkë me Ruandën. Por Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe e ndaloi skemën e riatdhesimit të shqiptarëve në Ruanda. Kanë dalë me radhë OKB, UNHCR, Organizata Ndërkombëtare për mbrojtjen e Refugjatëve, Amnisty International, Human Right Watch, e kanë kundërshtuar. Kanë dalë partitë socialiste europiane njëzëri që e kanë kundërshtuar. Gjithë opozita politike në Itali e ka kundërshtuar.

Marrim të drejtën e azilit dhe emigrimit, është kundër kjo marrëveshje. Kjo marrëveshje është kundër frymës dhe gërmës të asaj që njihet si kolona e tretë e BE. Natyra opake dhe sekrete e negocimit nuk lë vend për asnjë lloj interpretimi. Nuk është konsultuar as me grupet e interesit, as me opinionin publik, as me median. Nuk ka kurrfarë lidhje fare me integrimin. Shqipëria sot që ne flasim, Greqia ka bllokuar çeljen zyrtare të negociatave, si një nga 27 vendet anëtare dhe ne ende s’i kemi çelur negociatat dhe pse hapim shampanjën për herë të 7 apo të 10. Asnjë vend, qoftë Itali, nuk mund ta përshpejtojë në mënyrë unilaterale integrimin. Bie poshtë tërësisht kjo tezë. Nuk u nxor asnjë leksion nga MEK-u. Dëmi i sulmit kibernetik që ata shkaktuan në Shqipëri është i paprecedentë. Vetëm 3 mijë nga 105 mijë emigrantë që ka pritur Italia vjet, janë sot në kampe në Itali, të tjerët kanë çarë gardhe. Italia s’ka marrëveshje riparanimi as me Egjiptin, as me Tunizinë, as me Marokun”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy