Formohen grupet e reja parlamentare/ Rudina Hajdari dhe Nimet Musaj kryetarë

Formohen grupet e reja parlamentare/ Rudina Hajdari dhe Nimet Musaj kryetarë

Opozita e re ka krijuar grupet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët që pranuan mandatin nga listat e PD-së kanë krijuar grupin e ‘Partisë Demokratike’ që do të drejtohet nga Rudina Hajdari.

Ndërkohë që Partia Demokratike ka deklaruar më herët se nuk mund të përdorin emrin e kësaj force, pasi emrat që kanë pranuar mandatet janë përjashtuar.

Ndërsa deputetët nga listat e LSI-së e kanë quajtur grupin e formuar ‘Të Pavarur’ i cili do të drejtohet nga Nimet Musaj.

Opozita e re ka 27 deputetë në Kuvend deri më tani, 13 nga  LSI dhe 14 nga PD.

Grupi parlamentar demokrat:
Rudina Hajdari-kryetare
Myslim Murrizi
Korab Litra
Arben Elezi
Arlind Çaçani
Halit Jakimi
Alban Zeneli

Grupi i deputetëve të pavarur:
Nimet Musai-kryetar
Edlira Hyseni
Enver Roshi
Ralf Gjoni
Ediola Braha
Ylli Shehu
Aurora Mara

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy