
Opozita është e vendosur për t’i shkuar deri në fund presionit për të nxjerrë ministrin Fatmir Xhafaj jashtë qeverisë. Kështu, seanca e kësaj të enjteje pritet të jetë prova gjenerale e PD-së, që po përgatit protestën e së shtunës, ndërsa mazhoranca po tregohet shpërfillëse. Kjo situatë e ka detyruar kryeministrin Rama të konsultohet kokë më kokë me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.



