Gjatë një takimi elektoral në njësinë numër 5 në kryeqytet, kryeministri Edi Rama tha se kandidatët dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike e kanë mendjen të përfitojnë nga ‘tepsia’ e pushtetit dhe jo tek hallet e qytetarëve. Kryeministri Edi Rama tha me ironi se fytyra më e ‘sinqertë’ në Partinë Demokratike është fytyra e Fahri Balliut.
“Ata e kanë mendjen të mbarojë emisioni ku flasin dhe të fusin duart tek tepsia. Ata i duan votat për byrek, bakllava e sheqerpare. Bëni një provë nëse nuk më besoni mua. Ulini zërin televizorit dhe shikoni fytyrat e tyre që ju rroksin kokat me lloj lloj premtimesh. Fytyra më e sinqertë e tyre është fytyra e Fahri Balliut, i cili nuk do tja dijë për askënd, por vetëm për sherbetin që kullon nga tepsia. Të tjerët janë më keq, më besoni’, tha Rama.



