A ofron sot skena e politikës shqiptare hapsira për të rinjtë? Shyqyri Myrtollari, ish-kandidat i PD-së në Durrës, thotë se zgjedhjet e fundit treguan se shoqëria nuk është ende e hapur në raport me të rinjtë që hyjnë në politikë. Sipas tij, më shumë sesa një mundësi për të bërë karrierë, të rinjtë duhet ta shohin anëtarësimin në një parti si mundësi për t’i sjellë asaj diçka të re.
Ka sfida për të rinjtë si në politikë, edhe në universitet apo punësim. Ti duhet të jesh i ri në mentalitet, që të sjellësh diçka të re në parti. Ka sfida dhe kjo është kulturë e shoqërisë tonë.
Shohim që nuk janë të njëjtët persona nga ‘91 deri tani. Nga qeveria e 2013 kemi vetëm disa emra si zoti Noka dhe zonja Vokshi. Që nga ajo kohë janë rinovuar radhët. Në këto zgjedhje kemi qenë 46 kandidatë nën 40 vjeç. Në këto zgjedhje kuptuam se shoqëria nuk është ende e hapur ndaj të rinjve. Ishte një mesazh që na e dha zgjedhësi. Duhet më tepër punë që ne të njihemi, të punojmë. Nuk është demokratike të thuash “ik ti se do vij unë”. Duhet merituar.



