Zgjedhjet në Durrës, komisioneri i PD goditet jashtë QV

Zgjedhjet në Durrës, komisioneri i PD goditet jashtë QV

Është regjistruar edhe incidenti i parë në këto zgjedhje të pjesshme vendore të cilat po mbahen sot në 6 bashki të vendit.

Reporterja Ervina Garo raportoi se në QV 1499, ka pasur një incident midis një personi, jo pjesë e stafit të QV, jo anëtar as komisioner, por një person i jashtëm ka goditur një përfaqësues të PD, komisioner.

Aktualisht votimi është pezulluar. Policia ka mbërritur për të marrë dëshminë e komisionierit të dhunuar. Sherri ka ndodhur jashtë Qendrës së Votimit, por personi i dhunuar ka pasur detyrë në këtë QV”, raportoi Garo.

Një prej anëtarëve të komisionit të votimit tha se procesi ka nisur shumë mirë, por më pas ka ndodhur ky incident dhe është njoftuar policia.

Kujtojmë se deri tani pjesëmarrja është shumë e ulët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy