Basha pret të rinjtë e Partisë Popullore Austriake: Të rinjtë tanë të kenë të njëjtat shanse si bashkëmoshatarët europianë

Basha pret të rinjtë e Partisë Popullore Austriake: Të rinjtë tanë të kenë të njëjtat shanse si bashkëmoshatarët europianë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur në selinë e PD, të rinjtë e Partisë Popullore Austriake:

Gjate fjalës së tij Basha theksoi se ndau me të rinjtë vizionin e PD për Shqipërinë por edhe vizionin për të rinjtë, në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi.

Teksa u shpreh se vizioni i PD-së është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Basha thekson gjithashtu se mbetet thellësisht i angazhuar për t’i dhënë kujtdo mundësinë që dëshiron të arsimohet dhe të përparojë në jetë.

“Pata kënaqësinë të takohem me të rinjtë dhe të rejat e ÖVP, Partisë Popullore Austriake, simotrën e Partisë Demokratike.
Ndava me ta vizionin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe veçanërisht të rinjtë që janë shpirti dhe forca e kësaj partie. Theksova prioritetin kryesor të PD-së, që është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, për t’u dhënë edhe të rinjve tanë shanse dhe mundësi të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre europianë. Edhe pse në opozitë, ne do të bëjmë gjithçka për të rinjtë që sot fatkeqësisht shohin emigrimin si të vetmen zgjidhje.

Jam krenar për të rinjtë shqiptarë që me aftësi dhe mençuri, shkëlqejnë në universitetet më të mira në botë, ndaj detyra për të cilën mbetem thellësisht i angazhuar, është të bëjmë gjithçka për t’i dhënë mundësinë kujtdo që dëshiron të arsimohet dhe të këtë mundësi të përparojë në jetë.
Me mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë, do t’u mundësojmë të rejave dhe të rinjve, të jetësojnë potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, e së bashku të ndërtojmë Shqipërinë Europiane”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy